AKTUALITET, 17 Mars 2025, 10:06

Batutat e Ramës: PS u ka dhënë mundësi edhe ballistëve të dalin nga këneta. Valteri erdhi në fillim nga inati, por kur na njohu, s'na u nda më

Batutat e Ramës: PS u ka dhënë mundësi edhe ballistëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PS-së në qarkun Tiranë, është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë më të rëndësishmet që nga 1992, sepse “janë për të konfirmuar se Shqipëria bëhet pjesë e një sistemi të ri ndërkombëtar”.

“Fokusi te BE-ja është sot kaq i rëndësishëm sa bëhet çështje themelore e një fushate. Patjetër që kemi shumë gjëra për të thënë edhe për të tjerët, duke filluar që nga uji i pijshëm, që na tregojnë çezma që nuk nxjerrin ujë. Jemi për të realizuar çdo ambicie. Ne duhet të jemi shumë të vendosur sepse është historia më në qendër se kurrë në një palë zgjedhje. Janë zgjedhjet më historike nga 91-92 e këtej. Këto zgjedhje janë për të konfirmuar se Shqipëria bëhet pjesë e një sistemi të ri ndërkombëtar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se skuadra e tij nuk është perfekte, por shtoi se PS u ka dhënë mundësinë deri te ballistët për t’iu bashkuar, duke sjellë në vëmendje rastin e kandidatit për deputet, Halit Valterit.

Rama u bëri thirrje ballistëve duke u thënë të shohin nga PS, nëse “nuk doni të vdisni në ketë.”

“Përsa i përket skuadrës tonë, jam besimplotë se e pasqyron më së miri këtë moment. Nuk ka një skuadër perfektë, por besoj se është e qartë për të gjithë se PS u ka dhënë mundësinë deri edhe ballistëve, të shohin nga ne, nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që kur njohu nuk na u nda ne. Deri edhe ballistët e kanë mundësinë t’i shmangë qëndrimit në kënetë. Në momentin që do hyjmë në BE fjala Ballë Kombëtar do të jetë një moment historik”, tha Rama.

Edi Rama: Sa i përket skuadrës tonë, jam i bindur që skuadra pasqyron më së miri këtë moment, nuk ka asnjë herë dot një skuadër perfektë por është e qartë se PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve dhe ballistëve të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valterin që që kur na njohu nuk na u nda ne.

Në fillim vinte afër nesh për inat të atyre por më vonë kuptoi që ishte diçka më shumë se inati. Është shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë vetëm një shprehje.

Batutat e Ramës: PS u ka dhënë mundësi edhe ballistëve