AKTUALITET, 16 Mars 2025, 21:12

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, shoqërohen në polici ish-ministri dhe ish-sekretarja e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, shoqërohen në polici

Ish-ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, është marrë në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot (16 mars) në një lokal nate.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, po merret në pyetje lidhur me lëshimin e licencave jolegale ndaj lokalit të natës ku ndodhi tragjedia, raporton Alsat.mk.

Ndërkohë që ,ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi më herët se për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.
Gjithashtu në stacionin policor u shoqëruar edhe ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë.
Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit Toshkovskit, ka falsifikuar licencën për punë të lokalit dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar.

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, shoqërohen në polici