TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lëshuar një kërcënim me jetë, ose me burg “me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla”, për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
“Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku Gazment Bardhit, ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.
Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe të tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet e tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë.
U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh” – tha Berisha.