TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahas Boris Johnson, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun.
Ambasada e Ukrainës në Vatikan njofton se Papa Françesku ka shprehur “dhimbjen më të thellë” për luftën që ka shpërthyer në Ukrainë.
“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në një postim në Twitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.
“Falënderova Papa Françeskun i cili lutet për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, shkroi Zelensky në Twitter.