AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 21:52

Gjendet i vdekur në kanal një 62-vjeçar, ja dyshimet e para

Gjendet i vdekur në kanal një 62-vjeçar, ja dyshimet e para

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë të Tales në Lezhë.

Ai është identifikuar si Vasil Cekaj.

Ai është dërguar në morgun e qytetit të Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se 62-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanal e për pasojë ka gjetur vdekjen.