AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 17:40

Sulmet e përgjakshme në Ukrainë, Kievi në shtetrrethim për dy ditë, autoritetet: Kush shkel orarin e ndalimit, do të konsiderohet armik

 

Sulmet e përgjakshme në Ukrainë, Kievi në shtetrrethim

Sulmi i ushtrisë ruse në Kiev, ka detyruar qeverinë ukrainase që të marrë masa të menjëhershme për të shpëtuar qytetarët.

Qeveria ka vendosur një shtetrrethim këtë të shtunë, e cila pritet që të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

Sipas BBC, të gjithë personat të cilët do të lëvizin përgjatë kohës së shtetrrethimit do të konsiderohen armiq dhe anëtarë të ushtrisë ruse.

Një zëdhënës i kryebashkiakut Vitaly Klitschko shprehet se shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 17:00-08:00.

Ora policore e vendosur tani nuk do të hiqet deri në orën 08:00 me orën lokale të së hënës.