TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Greqia ka thirrur ambasadorin rus në ministrinë e saj të Jashtme, pasi u tha se gjashtë shtetas grekë ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë .
Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, raportoi Reuters.
“Vdekja e shtetasve tanë krijon pikëllim dhe zemërim për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve,” tha në një deklaratë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.