AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 22:10

“Duhet të izolojmë Rusinë”/ Presidenti Zelensky bisedë telefonike me kryeministrin Johnson për luftën në Ukrainë

“Duhet të izolojmë Rusinë”/ Presidenti Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson pasditen e sotme.

Një zëdhënës i Johnson thotë për BBC se kryeministri britanik ka shprehur mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës.

“Liderët thanë se Presidenti Putin po përballet me një rezistencë nga Ukraina të cilën ai nuk e kishte llogaritur” – thotë zëdhënësja.

Liderët e dy vendeve ranë dakord se ndërkombëtarët duhet të izolojnë totalisht Rusinë, si nga ana diplomatike ashtu edhe financiare.