TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet, ka përçarë grupin e Partisë Demokratike.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar Berishës i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave.
Një prej tyre është Eno Bozdo, i cili deklaron se opozita duhet të marrë pjesë me patjetër.
“Që ata do bëjnë çfarë duan ata, në këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen tonë për të “grisur” reformën që kanë bëre deri më sot. Kemi gjithë argumentet dhe ekspertizën më te mirë për ta hedhur poshtë çka ata kanë bërë. E dyta me rendësi është modeli që ne propozojmë. Kjo çështje ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve. Pastaj në çast të caktuar nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi ne mund të tërhiqemi”, shprehet Bozdo.