TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars, teksa ende nuk dihet motivi.
Policia ka identifikuar dhe ndaluar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Pas hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars 2025, në pranga kanë përfunduar shtetasit:
-A. T., 23 vjeç
-E. M., 20 vjeç
-A. S., 20 vjeç
-E. L., 19 vjeç
-D. L., 19 vjeç
Ndërkohë, shtetasi A. R., 19 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.
Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve dhe për të sqaruar motivet e zjarrvënies.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.