AKTUALITET, 1 Prill 2025, 09:26

“Ata të FRPD pse na i more?”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk u bënë socialistë! Ja arsyeja përse m'u bashkuan në këtë betejë

“Ata të FRPD pse na i more?”/ Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët.
Komentuesi: Pse na i more edhe ata të FRPD?

Edi Rama: Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete.

Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë.

Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë.