TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka folur mëngjësin e sotëm në rubrikën ‘Sy më sy’ si çdo të martë dhe të enjte.
Rama ka ironizuar opozitën dhe këshilltarin e jashtëm Chris LaCivita në lidhje duke nënkuptuar se nga burojnë të ardhurat për punën e tij.
Rama: Nuk është muhabet, nuk është mubabet kënete që hajt po mblidhemi dhe po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi.
Këta turista janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turista që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistash. Megjithatë të vinë, bujrum të vinë.
Rama: Është i gjithë programi ynë qeverisës, ne punojmë me program kemi kalendar, kemi ato 300 ditshat e brendshëm, që çdo 300 dit rinovohet programi, çdo institucion, ministri, AKSH-i, Katastrada, tjetri e tjetri kanë programi ne tyre. Është program permanent qeverisja.
Nuk është muhabet, muhabet kënete që aj po mblidhemi dhe po bëjmë një program po marrim dhe sherfin, po na vjen edhe sherifi. Pu pu pu po na vjen edhe sherifi, Janë turista.
Janë të gjithë të mirëpritur të vijnë, por këta turista që marrin kaq shumë apra dhe si i marrin, ku gjenden këto para për këta turista mbeten. Por megjithatë të vijnë bujrum.
Ja erdhi dhe 11 Maji dhe aty do duken të gjitha qartë dhe pastër të gjitha gjërat.
Kujtojmë se një ditë më parë, Sali Berisha nuk dha një datë fikse për rikthimin e strategut amerikan të fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.
Ai u shpreh se data do të jetë surprizë, ndërkohë që kryeministri Edi Rama t’i bjerë tavolinës me kokë.
“Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë”, tha Berisha.