AKTUALITET, 31 Mars 2025, 22:34

Tela-Shehit: Do t’i merni votat nga thesi i PD-së, do të prishni punë

Tela-Shehit: Do t’i merni votat nga thesi i PD-së, do të prishni

Gazetari Andi Tela dhe drejtuesi i “Djathtas 1912”, Dashamir Shehi, debatuan për përçarjen e opozitës së djathtë për votat që shkojnë te PS-ja. Tela përmendi fragmentarizimin e partive të djathta dhe humbjen e mandateve në zgjedhjet e kaluara nga votat e LSI, për të cilat Shehi tha se u ndanë mes PS-së dhe PD-së.

Pjesë nga biseda  

Tela: Dëshirën për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti është e 9 nga 11 subjektet në listën zgjedhore, pra po heq PS-në dhe PSD-në si satelit i saj. Por narrativa që ne të 9 duam të heqim Ramën, por s’kemi mënyrë, por thjesht e deklamojmë, është pak kontradiktore, sepse ky është roli i opozitës. Tani kemi PD-në, forcën kryesore të opozitës dhe parti të tjera që mund t’i quajmë satelitë të saj, sepse votat i kanë nga thesi i saj i dikurshëm. Z. Shehi me “Djathtas 1912”, zoti Basha, zoti Shehaj janë subjekte që kanë prioritet te vota e djathtë dhe atje do ta kërkojnë votën. Bonusi i tyre është që do të kërkojnë votues që nuk bien dakord me z. Berisha dhe do të votojnë ose zotin Shehi, ose të tjerët. Duke u ndarë votat, vetëm prishin punë, edhe 7 mijë, apo 8 mijë vota që nuk prodhojnë deputetë në qarqe të ndryshme dhe digjen.

Shehi: Jo nuk digjen ato, e keni gabim. Është një narrativë që e përdor PD-ja. Nuk digjen fare.

Tela: Kjo është matematikë dhe kjo ka ndodhur.

Shehi: Si ka ndodhur?

Tela: Ka ndodhur, në zgjedhjet e vitit 2021. Ishin LSI dhe PD të ndara në dy subjekte dhe i prishën punë njëra-tjetrës. Humbën mbi 5-6 mandate.

Shehi: Jo, nuk është e vërtetë. U ndanë, por nga këto mandate. Opozitën në pushtet e sjell optimizmi popullor, një dallgë që këta te PD nuk e ngrejnë më.

Matematika është kështu. Gjysmat e votave të LSI-së i mori PS-ja, gjysmat PD-ja dhe këtë radhë sërish do t’i marrë.

Tela: Tjetër është që po ndahet në tre subjekte. Nëse këto do të ishin bashkë ndoshta do të kishte mundësi për të prodhuar mandate.

Shehi: Po nuk ia arritëm.

Tela: Po pra nuk arritët që ju kundërshtartët e Berishës të mblidheshit në një pol, që ke vite që e kërkon.

Shehi: Po nuk ia arritëm dot, pra.