TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Rama e sundon Shqipërinë dhe duhet të largohet nga pushteti pasi ka bërë më shumë dëme se Berisha.
Dashamir Shehi: Rama nuk e ka qeverisur Shqipërinë, por e ka sunduar Shqipërinë. Po të ishte demokraci kjo e jona, se nuk është, por me këtë formë ku e ka sjellë ky nuk ka qenë. Është derivat i marrëveshjes së 2008. Këtë ekzagjërim që ka bërë ky nuk e ka bërë njeri tjetër, as Berisha, nuk e solli qeverisjen në këtë nivel.
Çfarë ka bërë? Ka zaptuar të gjithë institucionet. Që kur mandatohesh, mandatohesh për të qeverisur dhe ka të drejtë të vërë rregullat e veta, të marrë vendimet, e me rradhë. Por qeverisja nuk mund të zaptojë institucionet që janë derivat i Parlamentit. Më gjej një ent, duke fillur nga AMA e me rradhë, Banka e Shqipërisë, janë të gjitha të asgjësuara. Po si e ka sunduar? Nëpërmjet deputetëve. Bën ligj qeveria, ngrenë dorën atë.
Ylli Rakipi: Dy vetë e kanë sunduar Shqipërinë, doktori dhe Rama. Nëse do të krahasonit qeverisjen e Ramës dhe të Berishës, kush ka bërë më shumë dëm?
Dashamir Shehi: Ky që është sot.
Ylli Rakipi: Atë do thaush ti se ke qenë edhe në qeveri.
Dashamir Shehi: Unë letrën e fundti e kam firmosur në 1996.
Ylli Rakipi: Rama thotë hyjmë në BE brenda 2030. Si mendon?
Dashamir Shehi: Do të doja, hyrja në Europë është e mirë për Shqipërinë edhe pse nuk kemi standarde, por shpresoj.