AKTUALITET, 1 Prill 2025, 10:15

Akuzat/ Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën Suel Çelës

Akuzat/  Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO merr vendimin për

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja, e akuzuar për lidhje me bandën e Suel Çelës,

Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetahu.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 01.04.2025