AKTUALITET, 22 Dhjetor 2025, 11:37

Operacioni/ Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Operacioni/ Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e

Policia e Durrësit ka arrestuar një 36-vjeçar i cili së bashku me tre persona të tjerë morën peng dhe dhunuan 48-vjeçarin, Denis Simaku. 

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë jashtë vendit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar.

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë”, njoftoi sot Policia.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.