TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Nuk dihet ende rrethanat në të cilat është regjistruar ngjarja.
Policia e Durrësit tha se i plagosuri është një 45-vjeçar nga Tirana i cili dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar.
I lënduari ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.