TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK ndërssa në fjalën e tij përshëndeti dy parardhësit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin.
“Marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbojtur pavarësinë e SPAK dhe pë të forcuar besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet. Falënderoj paraardhësin në detyrë zotin Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe Dumain për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK.
Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Instucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe pubikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin Kushtetutës”, tha Braho.
“Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, SPAK po forcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Dëshiroj të vlerësoj parardhësit e mi, zotin Kraja dhe zotin Dumani.
Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standarteve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori I hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Bashkëpunimi i ngushtë mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë me median e publikun duke respektuar kornizën ligjore.”, u shpreh Braho.
Një mesazh kishte edhe për kolegët e tij, teksa tha se misioni I Prokurorisë shkon përtej mandateve individuale.
“Të nderuar kolegë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë.”, shtoi kreu i ri i SPAK.
Braho do të drejtojë Prokurorinë e Posaçme për tre vitet e ardhshme pa të drejtë rikandidimi.