AKTUALITET, 14 Shtator 2025, 11:01

Operacion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar në Fier, Lushnjë dhe Divjakë

Operacion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar në

Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë antikrim në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.

Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.

Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.

I pari që ngriti alarmin e skemave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.

Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.