TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morinë duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve. Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë.
Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme “Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tashmë të shohim”, tha turisti.
Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive, nuk ka kontrolle për qytetarët e dyja vendeve për të gjithë periudhën 1 maj–30 shtator.
Në 24-orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas dhe 7 mijë automjete dhe kanë dalë 18 mijë shtetas dhe 6 mijë automjete.