AKTUALITET, 13 Shtator 2025, 20:43

Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia shpërthim të kontrolluar

Tritoli në Durrës në hotelin e Vangjush Dakos, policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me raportimin e një sasie tritoli në Durrës. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur rreth një orë më parë, pranë një hoteli të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Konkretisht tritoli ishte vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty pranë. 

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë një shpërthim të kontrolluar. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse.