TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ragip Gila, 29-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, është transferuar në paraburgimin 302 në Tiranë, ku po mbahet në kushte të posaçme sigurie. Sipas burimeve, Gila është vendosur në një qeli të veçuar, për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe krimin e rëndë që ka kryer.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në një lokal të frekuentuar në qendër të Shkodrës. I pajisur me armë zjarri – një pistoletë dhe një armë automatike “Scorpion” – si dhe i veshur me jelek antiplumb, Gila ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka hapur zjarr në drejtim të një tavoline ku ndodhej Erogen Brajoviç, një emër i njohur për lidhjet me fisin Bajri.
Si pasojë e të shtënave me breshëri, u vra truproja i Erogen Brajoviç, Liridon Kraja, si dhe shtetasi Armando Pali. Vetë Brajoviç mbeti i plagosur, ndërsa kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri, u lëndua aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit. Grupi hetimor ka sekuestruar armët e përdorura në vendngjarje dhe po vijon punën për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë kriminale.