TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Durrës, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur pa shenja jete brenda një taksie pranë “Urës së Dajlanit”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Spitali Rajonal i Durrësit, e ndjera është transportuar në ambientet spitalore, por fatkeqësisht ka mbërritur e pajetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për këqyrjen e trupit të viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ajo që e bën çështjen edhe më të dyshimtë është fakti se taksia ku u gjet trupi i pajetë ishte braktisur nga drejtuesi i saj, i cili aktualisht është në kërkim nga policia.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një rast natyral vdekjeje apo me rrethana të dyshimta që kërkojnë ndjekje penale.