AKTUALITET, 13 Shtator 2025, 20:37

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës, evakuohen stafi dhe klientët

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës, evakuohen stafi

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës.

Paraprakisht deklarohet se një sasi lënde plasëse është konstatuar në një çantë të dyshimtë, pranë hyrjes së hotelit Pameba në lagjen nr 1 të Durrësit.

Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.

Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.