AKTUALITET, 10 Mars 2025, 16:03

Arben Malaj tregon prapaskenat: Doja të rikthehesha në PS. Kam nisur edhe mesazhe, por…

Arben Malaj tregon prapaskenat: Doja të rikthehesha në PS. Kam nisur

Arben Malaj, ish-ministër dhe deputet i PS për disa mandate u shpreh se ka tentuar të rikthehet në strukturat e Partisë Socialiste.

Malaj sqaroi se nuk ka qenë qëllimi i tij të kandidonte për deputet në 11 maj, por që të këshillonte në atë që ai e konsideron të rëndësishme për të mirën e vendit.

Ish-ministri socialist tha gjithashtu se ka dërguar edhe SMS, por shtoi se vetëofrimi i tij nuk është pranuar..

“Unë nuk kam asnjë ambicie për të qenë aktiv në politikë si deputet, por jam afruar edhe pse nuk është pranuar, që të shërbeja si këshilltar në PS. Do të shërbeja kudo që strukturat të më thonin. E kam thënë publikisht. Kam nisur edhe SMS intelektuale që jam i gatshëm të shërbej si këshilltar.”, tha ai.