AKTUALITET, 10 Mars 2025, 16:33

Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 50-vjeçari në Sarandë! Dyshimet

Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 50-vjeçari në

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Sarandë. Shtetasi Naim Likometi, u gjet në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.