AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 12:55

Unaza e Madhe, banorët e Laprakës: Nuk i lirojmë banesat pa marrë dëmshpërblimin më parë

Unaza e Madhe, banorët e Laprakës: Nuk i lirojmë banesat pa

Banorët e Laprakës u takuan këtë të mërkurë me drejtuesit e IKMT-së për të kundërshtuar urdhrin që ky institucion i ka dërguar një mëngjesin e sotëm për të liruar banesat e tyre në mënyrë urgjente.

Ka qenë ky njoftim që ka bërë banorët bashkë për t’iu drejtuar IKMT. Këto banesa konsiderohen të jashtëligjshme dhe kërkojnë të prishen në mënyrë që të ndërtohet Unaza e Madhe. Banorët kërkojnë që të mos prishen banesat pa marrë dëmshpërblimin më parë.

Një nga banorët e Laprakës në një deklaratë për mediat pas takimit me drejtuesit e IKMT-së u shpreh se ata nuk pranojnë të firmosin për shpronësimin pa marrë më parë dëmshpërblimin. Ai kërkoi nga bashkia Tiranë që të merren masa dhe të jepet dëmshpërblimi që ata të lirojnë banesat.

“Ligji 169 thotë kush ka banuar 15 vite në një banesë nuk kas të drejtë ti prishet shtëpia bëhet pronar. Nuk kam ku shkojë jo se nuk dua rrugën. Ky thotë unë ose të jap parët ose banesën. Nuk ke si firmos dhe t’ia dhurosh pronën bashkisë. Unë kam deklaruar që kush më prish shpinë do i prish shtëpinë. Unë nuk dal prej shpie se skam ku shkoj. Të vij Erion Veliaj që nëse gjen shtëpi nën 250 mijë lekë unë i them atij të vij ta prishë. Të marrin masa, të bëjë dëmshpërblim, por për me i lënë jashtë nuk bëhet.”, tha banori për MCN TV.