AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 12:16

Denoncimi i studentëve: Shikoni si i shpërndan dhomat e konvikteve bashkia e Veliajt (VIDEO)

Denoncimi i studentëve: Shikoni si i shpërndan dhomat e konvikteve

Studentët që presin të strehohen në dhomat e konvikteve në Qytetin Studenti kanë denoncuar mënyrën skandaloze të shpërndarjes së tyre nga punonjësit e bashkisë së Tiranës. Duke publikuar pamjet e xhiruara sot në mëngjes, studentët denoncojnë se zënia e dhomës bëhet kush ta kapë i pari nga dora e punonjësit të bashkisë numrin, dhe jo duke i ndarë ato me emra dhe numra, siç duhet bërë.

Qyteti Studenti varet nga bashkia e Tiranës, e cila çdo vit akademik mburret me investimet e bëra në shërbim të studentëve.

Denoncimi

Jemi në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe personat përgjegjës të përcaktuar nga bashkia po shpërndajnë në ajër për studentët dhomat e konvikteve.

Zënia e dhomës bëhet kush ta kapë i pari nga dora e punonjësit të bashkisë numrin, ashtu siç shihet edhe në video.

Studentët kanë denoncuar tre personat e caktuar të cilët po manipulojnë procesin.

“Kemi ardhur që në orën 5 duke pritur rradhën këtu dhe këta fusin njerëz pa radhë, s’i lexojnë listat. Nuk i fusin me emra, por me numra dhe i manipulojnë”,-denoncojnë studentët.