AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 13:22

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, prangoset 35-vjeçari në Rinas

I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, prangoset

Albert Margjoni arrestohet nga Policia. Ai po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2009, Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Emirjon Mema. 

35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje, ndalohet 35-vjeçari. Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.