AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 12:38

Kërkoi rrëzimin e dënimit me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Lartë nuk pranonin rekursin e Laert Haxhiut

Kërkoi rrëzimin e dënimit me 18 vite burg për masakrën

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Laert Haxhiut, i cili kërkoi rrëzimin e dënimit me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës.

BalkanWeb, raporton se përfaqësuesi ligjor i 31-vjeçarit ka deklaruar se do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Laert Haxhiu, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, u arrestua në Janinë disa muaj më parë.

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt vendit tonë.

Në seancën gjyqësore në shteti fqinj avokati mbrojtësi kërkoi mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi “në Shqipëri atij i rrezikohet jeta”

I riu, nga Lushnja, u kap në Janinë me leje qendrimi greke të falsifikuar.

Në dokumentat e falsifikura, ai prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Leart Haxhia është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Lushnjës për masakrën e 11 shtatorit 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

“Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç”, njoftuan uniformat blu.

Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar 31-vjeçarin me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me Orges Bilbilin ekzekutuan me breshëri plumbash Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi në një lokal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se objektiv ishte Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares, por ky i fundit i shpëtoi atentatit.

Orges Bilbili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Lushnjes.