AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 13:09

Nuk u paraqit në SPAK, Rakip Suli: Nuk e kam shmangur SPAK-un, më njoftuan me vonesë

Nuk u paraqit në SPAK, Rakip Suli: Nuk e kam shmangur SPAK-un, më

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Sulit, nuk u paraqit sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur ishte caktuar seanca ndaj tij.

Për pasojë, seanca nuk u zhvillua dhe SPAK vendosi t’i dërgojë edhe një ftesë tjetër Sulit, ku i kërkon të paraqitet në 6 nëntor.

Por, i pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, përmes një telefonate, Suli tha se në ftesën e SPAK, ishte vendosur një orar tjetër.

“Nuk e shmanga kërkesën e SPAK-ut. Por ftesa më erdhi në 12.30, ndërkohë që më kërkonin për në 12”.

Në komunikimin me gazetaren, Suli u shpreh se do të paraqitet në SPAK, “sapo t’i vijë seanca tjetër”.

Për të shmangur vonesat, SPAK nuk e njoftoi kryebashkiakun e Kamzës nëpërmjet postës, por me polici. Gazetarja Hoxha raporton se nuk dihet se përse Policia e Kamzës e dorëzoi me vonesë kërkesën e SPAK-ut./ Top Channel