TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shtyrë pasi deputetët e opozitës u vendosën “barrikadë” nëpër dyer dhe nuk lejuan hyrjen nëpër salla të ligjvënësve të mazhorancës.
Mbledhja ku do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” ishte planifikuar në 10:00, por do të zhvillohet në orën 13:00.
Sipas njoftimit të Kuvendit, pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga ministri i Financave, Ervin Mete do të transmetohet live në faqen web dhe Facebook të Kuvendit.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.
Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.