AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 10:38

Goditi me grusht deputetin socialist, Grupi i PS-së kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin

Goditi me grusht deputetin socialist, Grupi i PS-së kallëzon penalisht

Grupi i PS-së ka kallëzuar penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të së hënës (30 tetor).

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlamentar të PS.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.

Reagimi i Bledi Çuçit:

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

Goditi me grusht deputetin socialist, Grupi i PS-së kallëzon penalisht

Goditi me grusht deputetin socialist, Grupi i PS-së kallëzon penalisht