AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 12:14

I dënuar me 7 vite burg, vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim. Ja për çfarë akuzohet

I dënuar me 7 vite burg, vihet në pranga 41-vjeçari i shpallur

Një 41-vjeçar me iniciale A.K., banues në Ballsh, është vënë në pranga nga policia e Fieri.

Mësohet se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, pasi ishte dënuar me 7 vjet burgim pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.