AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 10:06

Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën pas rrëzimit të skelës në Gjermani

Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën

Nxirret nga rrënojat e skelës gjigante në Hamburg, trupi i një tjetër shqiptari, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vdekurve në katër. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë, në një pallat në ndërtim e sipër.

Policia gjermane konfirmoi se viktimat ishin me shtetësi shqiptare, por me dokumente bullgare.

Nuk dihet ende se sa është numri i viktimave në total si dhe identiteti i personave që janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e pallatit.