TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë. Bardhi ka tentuar të hyjë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.
Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Sot do të ketë tentativa që të bllokojnë punimet në Konferencën e Kryetarëve.
Bardhi është mes pesë deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi.