AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 10:54

Deputetët e opozitës “gardh” nëpër dyert e Kuvendit, Dhurata Çupi-Bledi Çuçit: Turp të keni, silleni korridoreve

Deputetët e opozitës “gardh” nëpër dyert e

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe ambientet e tjera në selinë e Kuvendit për të mos lejuar zhvillimin e mbledhjes ku pritet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2024.

Teksa kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi dhe ministri i Financave kanë tentuar që të hyjnë në salla, deputetët e opozitës janë bërë barrikadë nëpër dyer.

“Më keni përjashtuar pra, turp të keni ju që silleni korridoreve”, iu drejtua Dhurata Çupi, Bledi Çuçit.