AKTUALITET, 1 Nëntor 2023, 11:37

Sali Berisha nuk e përjashton grevën e urisë: Çdo opsion është 100 përqind i mundshëm!

Sali Berisha nuk e përjashton grevën e urisë: Çdo opsion

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka hequr si opsion grevën e urisë.

I pyetur nga gazetarët jashtë Kryesisë së Kuvendit, Berisha tha se çdo opsion është 100 i mundshëm.

Çdo opsion është 100 përqind i mundshëm. Nuk dorëzojmë Kushtetutën. Nga parlamenti nuk largohemi, por do të mbrojmë të drejtat kushtetuese të atyre që kanë votuar opozitën”, tha Berisha.