AKTUALITET, 15 Mars 2025, 11:13

"Nuk je kaq e butë sa dukesh", Rama batuta me kandidaten e PS-së në Gjirokastër: Ke spikatur si drejtuese burrash, i ke vënë në rresht

"Nuk je kaq e butë sa dukesh", Rama batuta me kandidaten e

Kandidatja për deputete e PS në listën e mbyllur të Gjirokastrës, njëherësh dhe Kryetarja e Këshillit të Bashkiak të Përmetit Anila Dhimitri ishte e ftuar në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama.

Dhimitri ka folur për rrugëtimin e saj dhe ka treguar sesi nga emigrante në vështirësi në Greqi arriti të bënte karrierë në administratën publike në Shqipëri. Gjatë bisedës Rama i tha mes batutash se kishte "spikatur si drejtuese burrash duke vënë shumë burra në rresht në Përmet e Këlcyrë".

"Ke dhe një detyrë që të ka spikatur si drejtuese burrash kështu që ke vënë shumë burra në rresht në Përmet e Këlcyrë, kështu që tani nuk të shkon kjo butësia kaq e madhe përmetare se nuk je dhe aq e butë sa dukesh", iu drejtua Rama kandidates.

"Unë jam Anila Dhimitri dhe vijë nga Përmeti. Vij nga një familje tradicionale përmetare. Pasi mbarova 8-vjeçaren doja të isha ekonomiste dhe ata ma plotësuan dëshirën ku shkova në shkollën tregtare ne Vlorë dhe më pas shkova me studime ekonomi. Jam kthyer në Përmet dhe aty krijova familjen time. Punova disa kohë dhe pas reforma na mbylli dhe na hoqën nga puna. Shkuam në Greqi bashkë me bashkëshortin, nuk gjetëm veten. Bashkëshorti vazhdoi biznesin dhe unë fillova shefe finance në KESH sot OSHEE", u prezantua Dhimitri.