AKTUALITET, 15 Mars 2025, 10:56

Zbulohet shtëpia që shërbente si bazë për drogë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari. Policia sekuestron kanabis e kokainë

Zbulohet shtëpia që shërbente si bazë për drogë

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen dhe ka arrestuar një 30-vjeçar.

Blutë kanë sekuestruar 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, dhe  1 peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.