AKTUALITET, 28 Prill 2025, 18:29

Identifikimi biometrik i votuesve/ KQZ teston pajisjet që do të përdoren në qendrat e votimit

Identifikimi biometrik i votuesve/ KQZ teston pajisjet që do të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi këtë të hënë pajisjet elektronike të identifikimit biometrik të zgjedhësve, të cilat do të vendosen në 5.225 qendrat e votimit ne të gjithë Shqipërinë.

Në 11 maj, karta e identitetit të çdo votuesi do skanohet mes kësaj pajisje bashkë me verifikimin e shenjës së gishtit.

Duke marrë në konsideratë problematikat e hasura në zgjedhjet e shkuara, Pelingu foli për një sëra masash shtesë. E gjithë kostoja do të jetë 1.1 milionë dollarë. Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik, KQZ ka ngritur qendra të lëvizshme në terren për informimin e qytetarëve për votimin elektronik që do të implementohet në njësinë nr 10 në Tiranë dhe bashkinë Vorë.