AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 21:36

"Nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën", Paloka tregon bisedën private me Bashën në zyrë

"Nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me

Edi Paloka, deputet i PD, foli për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka treguar edhe një bisedë private me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit. 

Paloka tha se i ka vajtur në zyrë Bashës dhe e ka këshilluar që të votëbesohet dhe të mos e lërë Berishën të shkojë në Kuvend, sepse një gjë e tillë do të ishte shumë e keqe për të. 
Paloka tha se Basha e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar "nuk jam i çmendur të votëbesohem me Berishën". 

"Ja kam thënë në zyrë, zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetvë dhe del faqebardhë para demokratëve. Ju thua kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën!"