TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit iu janë drejtuar ditën e sotme IKMT-së informacion se çfarë po ndodh me banesat e tyre.
Ata janë shprehur për mediat se një prej inspektorëve iu ka kërkuar që të lironin banesat në të kundërt do të marrin 20 mijë euro gjobë. Një prej banorëve të Laprakës deklaroi për mediat se në telefon i kanë ardhur kërcënime nga shteti që të mos marrë pjesë në protesta.
Më ka ardhur kërcënim në telefon, nga një person i shtetit. Kishte fjalë fyese, mos dil në protestë. Nuk do e lexoj mesazhin. ‘- tha ai.
Banorët tentuan që të futen brenda ambienteve të këtij institucioni për të folur me përfaqësues të IKMT mirëpo deri më tani nuk u pritën nga asnjë person.
Prej muajsh këta banorë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.
Ata kanë akuzuar bashkinë dhe qeverinë se është devijuar projekti i Unazës së Madhe, dhe për rrjedhojë do të shemben edhe disa banesë, që nuk kanë qenë në projektin e parë.