TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat në Vlorë.
Mjetet ishin në pronësi të shtetasit B.Mehillaj. Si pasojë e zjarrit, betonieret janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë mjetet.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.