AKTUALITET, 21 Maj 2026, 22:34

Biznesmeni u paraqit në SPAK për AKSH-in, Zhabina: Mori 45 mln euro tendera, është bashkëjetues i motrës së Ermal Beqirit

Biznesmeni u paraqit në SPAK për AKSH-in, Zhabina: Mori 45 mln euro

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për tenderat e AKSH-it dhe paraqitjen e biznesmenit Gentian Lika në prokurorinë e posaçme. 

"Karcanaj ka qenë drejtoreshë e AKSHI për 12 vite, Daniel Shima ka qenë nga 2018, ka qenë për 5-6 vite.

Zonja Karcanaj është në të drejtën e saj për të mbrojtur veten në raport me këtë çështje. Pas ndryshimit të masës së sigurisë, është paraqitur pasi ka detyrimin, ka qëndruar pak minuta. Mund të rikthehet për shkak të zhvillimeve.

Interesant ka qenë paraqitja e Gentian Lika, një ndër biznesmenët që ka përfituar më shumë nga tenderat e AKSH-it, llogariten 45 milionë euro të fituara. Në dosjen e SPAK, ky shtetas ka dy episode, dy procedura prokurorimi. Implementimi i desktopëve virtualë pranë Aviacionit Civil.

Është ndër përfituesit e tenderave të AKSH-it dhe bashkëjetusi i motres së Ermal Beqiraj. 

Ai është thirrur në dy momente, implementimin e dekstopëve virtualë dhe problemi në këtë rast sipas prokurorisë, ka të bëjë me kushtet që i janë krijuar kompanisë së këtij personi për të fituar.

Ky biznesmen ka përfituar tender për mirëmbajnen e një sistemi pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Janë paraqitur 2 kompani, Fast tech dhe kompania e Likaj. Fast Tech nuk ka dorëzuar dokumentacion.

Sipas SPAK, është edhe bashkëjetuesi i motrës së Ermal Beqiraj, person i shpallur në kërkim", tha ndër të tjera Zhabina.