AKTUALITET, 21 Maj 2026, 22:32

“SPAK ka marrë përgjimet”, Dervishi: Zhdukja e Martinajt, ngjarja është shumë e madhe për t’u fshehur

“SPAK ka marrë përgjimet”, Dervishi: Zhdukja e Martinajt,

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se zhdukja e Ervis Martinaj gati katër vite më parë, nuk është një ngjarje që mund të fshihet, sepse në rrëmbimin e tij kanë marrë pjesë deri në 200 njerëz dhe dikush do të flasë

“Zhdukja e Ervis Martinajt nuk është ngarje që fshihet se personat që organizuan rrëmbimin nuk janë 1 dhe 2, por janë 100 e 200 dhe është e vështirë në një të ardhme të mos dalë kush dhe të mos ketë ndryshuar një raport politik dhe të mbyllet. Një ngjarje është shumë e madhe për t’u fshehur.

Policia vajti me shumë vonesë për hetime te një vilë ku u tha se ishte rrëmbyer, pastaj u tha se u bë një ekspertizë, më pas e mori prokuroria e Laçit e pastaj ajo e Lezhës.

Kjo nuk është një çështje që ta marrë një prokurori atje matanë se Martinajn e shtypi një makinë, por se është viktimë jo vetëm e një grupi të organizuar, por e disa grupeve. Kjo është ajo që çalon dhe një detaj tjetër që personat që kanë bërë atë organizim me peshë me bandën e Fushë Krujës kanë qenë me uniforma policie dhe mund të vinin të pushtonin parlamentin.

Kur u zhduk Martinaj ka qenë një aplikcion që është thyer dhe nëse do të zbardhen tabulatet dhe SPAK ka marrë nga këto përgjime, atëherë mund të zbardhen, nëse do të ketë dëshirë”- tha Dervishi.