TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Xhevahir Zhabina, kanë folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për rekomandimin e Avokatit të Popullit, për mbylljen e pesë burgjeve.
Klodiana Lala: Nuk gëzoj respekt për këtë zotëri (Endri Shabani) që bëri atë puthjen skandaloze. Tani u kujtuan për burgjet, sepse kemi amnistinë që ka mbetur pezull. E dyta lidhet me debatin e madh për masat e sigurisë, kanë shkuar ca politikanë brenda dhe e lidhin me këtë. Ky debat ka qenë prej vitesh. Për rikonstruksion duhen para, janë shumë para në lojë. Së dyti, duhet bërë zhvendosja e gati dy mijë të burgosurish. Lëviz mënyra e shoqërimit në gjykata. Ky rekomandim, do të jetë e njëjta situatë. Nëse nuk do të ketë politikanë të arrestuar nuk do të ketë kaq shumë zhurmë.
Xhevahir Zhabina: Avokati i Popullit në punën e tij të parë të ishte i interesuar për vendosjen e minimumit jetik. Raporti i parë që bën është për burgjet. Të gjithë avokatët më parë, kanë bërë raporte për burgjet dhe kanë nxjrrë të njëjtat gjetje. Nuk shoh ndonjë lajm, por edhe për shkak të situatës.