TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat është regjistruar në mbikalimin e Fushë Krujës, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, në një skenë të denjë vetëm për filmat horror.
Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë pamjet nga vendngjarja, që tregojnë makinën ku udhëtonin viktimat, të gjithën në flakë.
Automjeti ka marrë flakë pas breshërisë së plumbave, ndërsa raportohet se janë shkrepur mbi 50 plumba ndaj viktimave. Diklen Vata, 30 vjeç, është një prej personave të vrarë në atentat. Ndërsa dyshohet se dy viktimat e tjera janë Brilant Martinaj dhe Besmit Hoxha, por mbetet për tu konfirmuar nga mjekësia ligjore.
"Nisi sezoni...", shkruan me ironi Hoxha, duke iu referuar faktit se në stinën e verës, ndodhin rëndom ngjarje të rënda kriminale, atentate dhe larje hesapesh në Shqipëri.
VIDEO:
