AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 15:01

Horror në Fushë Krujë/ Tre viktima pas atentatit me mbi 50 plumba

Horror në Fushë Krujë/ Tre viktima pas atentatit me mbi 50 plumba

Rëndohet bilanci i atentatit me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë-Krujës. Mësohet se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një makine.

Si pasojë e plumbave, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi, pasagjeri në vendin e parë si dhe një pasagjer që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Njëri prej viktimave është identifikuar si Diklen Vata, i konfirmuar nga policia. Ndërsa dyshohet se viktimat e tjera janë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, sipas raportimeve paraprake. 

Drejt automjetit në mbikalimin e Fushë-Krujës është qëlluam me breshëri automatiku dhe janë zbrazur mbi 50 plumba. 

Menjëherë pas ngjarjes, makina ka shpërthyer në flakë.