AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 14:53

E gjithë rruga e bllokuar, makina në flakë, shihni pamjet nga vendi ku ndodhi atentati në Fushë-Krujë

E gjithë rruga e bllokuar, makina në flakë, shihni pamjet nga

Tre persona kanë mbetur të vrarë, në një atentat me armë zjarri ditën e sotme. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Si pasojë, kanë ndërruar jetë tre persona. 

Siç shihet nga pamjet, makina më pas është përfshirë flakët.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.